Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin që po zhvillohet në Tiranë mes policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritete zviceriane.
Operacioni ka goditur një grup të trafikimit të kokainës në Gjermani dhe Zvicër. Burime jo zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesit e grupit rekruetojnë shtetas shqiptarë dhe i dërgojnë në Zvicër për shpëndarjen e kokainës, kundrejt një pagese mujore.
Organizator i këtij grupi është identifikuar shtetasi Ndriçim Harka, punonjës në zjarrfikësen e Tiranës.
Burime bëjnë me dije se për punëtorët që rekrutoheshin për trafikun e drogës, merrnin një pagesë prej 3500 euro. Sipas informacioneve paraprake janë arrestuar 7 pjestarë të këtij grupi kriminal, 5 persona në Zvicër dhe dy në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se në kërkim është shpallur dhe organizatori tjetër, i cili dyshohet të ketë ikur drejt Greqisë.
Mësohet se bisedat janë kryer nga numra celularë shqiptarë dhe se trafiku kryhej që në vitin 2015. Gjithë trafiku është arritur të zbardhej me përgjime ndaj grupit.