Goditet krimi zgjedhor në Shkodër! Njerëzve të Tom Doshit u gjenden para, tollona dhe lista me emra

0

SPAK në bashkëpunim me Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, BKH-në dhe Policinë e Shkodrës ka goditur një rast të dyshuar të krimit elektoral në Shkodër.

Kontrollet e firmosura nga GJKKO jaën kryer ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit në Shkodër.

Autoritetet thonë se nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Njoftimi:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhire, të koduar “Premtimi“.

Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.