Ersekë, 4 qershor 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Qinam të Ersekës, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar me inicialet A.A. Ai u godit nga rrufeja gjatë një stuhie dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend.
Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të dokumentuar incidentin. Deri më tani nuk raportohet për dëmtime të tjera ose persona të rrezikuar nga stuhia në zonë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kushteve të këqija atmosferike.