Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Joq Albania, ka marrë flakë çatia e vilës, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Një banesë dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimal. Banesa është përfshirë nga flakët pasi është goditur nga rrufeja në fshatin Drenovicë. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Joq Albania, ka marrë flakë çatia e vilës, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Menjëherë pas sinjalizimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve të Dimalit dhe në ndihmë të tyre janë nisur edhe dy mjete zjarrfikëse nga Berati, një nga Kuçova dhe një nga Rroskoveci.