Goditet një tjetër rast i prerjes së kundërligjshme të pyjeve në Korçë, nën hetim 46-vjeçari

0

Është goditur një tjetër rast i i prerjes së kundërligjshme të pyjeve në Korçë.

Policia bën me dije se një 46-vjeçar është kapur në flagrancë teksa transportonte me kamion, dru për zjarr, të prerë në mënyrë jo të ligjshme.

Sakaq, autorit i janë sekuestruar 16 m³ lëndë drusore, si dhe ka filluar procedimi penal ndaj tij.

Njoftimi i Policisë: 

Korçë/Konstatohet dhe goditet 1 tjetër rast i prerjes së kundërligjshme të pyjeve.

Transportonte me kamion, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohet penalisht 1 shtetas.

Sekuestrohen 16 m³ lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës dhe kamioni që shërbente për t’i transportuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, konstatuan 1 tjetër rast të prerjes së kundërligjshme të pyjeve.

Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., 46 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, i cili u kap në fshatin Gjergjevicë, duke transportuar me automjetin kamion tip “Benz”, 16 m³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Sasia e druve dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.