Goditi 60 herë me thikë rumunin, dënohet përjetë shqiptari në Angli (FOTO-EMRI)

0

BRITANI E MADHE- Erlin Hasa është dënuar me burg të përjetshëm pasi goditi mizorisht me thikë një rumun për më shumë se 60 herë 43-vjeçarin Marian Savu. 35-vjeçari shqiptar në seancë e mohoi vrasjen, por u shpall fajtor nga një trup gjykues në Gjykatën e Birminghamit.

Gjykatësi Francis Laird tha se Hasa do të kalonte si fillim një minimum prej 23 vitesh në burg, përpara se të mund të konsiderohej një mundësi për lirim. Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit së bashku me disa persona të tjerë. Në orët e para të mëngjesit të dy së bashku konsumuan kokainë dhe më pas e shpërndanë me njerëz të tjerë në tavolinë. Por disa minuta më vonë, teksa viktima po qëndronte i ulur dhe po lexonte mesazhet e gruas në celular, Hasa mori thikën, i hodhi krahun në qafë sikur ta kishte mik të ngushtë dhe pretendohet se në këtë moment e goditi me thikë.

Edhe pse i kapur në befasi, Savu mundi që t’i shpëtonte sulmeve për momentin dhe doli jashtë në rrugë në një kryqëzim. Por shqiptari e ndoqi dhe e goditi me thikë në mes të rrugës derisa i mori jetën.

Pas vrasjes, Hasa shkoi në apartamentin e tij për të larë gjakun që kishte në rroba, megjithatë ishte i çorientuar, i lyer me gjak dhe në momentin kur Policia i shkoi në shtëpi, nuk hezitoi që ta hapte derën duke përfunduar në pranga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu