Goditi me çekiç në kokë një shtetas, vihet në pranga pas 3 ditësh 42-vjeçari

0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Fier kanë arrestuar 42-vjeçarin E. S.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim pasi goditi me send të fortë (çekiç) në kokë shtetasin Q. H., 55 vjeç.

Goditja e rëndë ndodhi më 2 maj në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit dhe shtetasi i goditur u kujdes në një qendër mjekësore para se të kthehej në banesën e tij.

Shërbimet e policisë lokalizuan dhe arrestuan 42-vjeçarin në vazhdim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për krime të ndryshme.

Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu