Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres së tij, 36-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali

0

Një 36-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje.

Sipas mediave në Itali, shqiptari, duke mbajtur një çekiç në dorë, ka sulmuar të dashurin aktual të ish-partneres së tij, duke i shkaktuar lëndime shumë të rënda në kafkë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Prato dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e patrullës, ka parandaluar vrasjen.

Ndërkohë bëhet e ditur se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu