Goditi me grusht Halit Valterin, shoqërohet Tedi Blushi

0

Pas incidentit të ndodhur sot në sallën e Këshillit Bashkiak, sekretari i Përgjithshëm i partisë së Ilir Metes, Tedi Blushi, është shoqëruar për në komisariat.

Blushi goditi me grusht këshilltarin socialist, Halit Valteri dhe ky i fundit e denoncoi për goditje për shkak të detyrës.

Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve.

Në anën tjetër, kreu i PL-së Ilir Meta, akuzon Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, dhe këshilltarin socialist, Halit Valteri, për sulm ndaj Tedi Blushit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu