Goditi me grusht ish-kryeministrin Berisha në protestë, shtyhet seanca ndaj Gerti Shehut

0

Shtyhet për më 20 korrik seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha më 6 dhjetor të vitit të kaluar ditën ku në Tiranë mbahej Samiti i BE-së.

Shkak për shtyrje u bë mungesa në seancë e të dëmtuarit Sali Berisha.

Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut, por në seancë duhet të dëgjohet edhe pretendimi i Berishës.

Gjykata i ka dërguar sërish shkresë Berishës për t’u paraqitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu