Është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës shtetasi me iniciale E.C 33-vjeç, banues në qytetin e Sarandës.
Mëngjesin e sotëm për motive të dobëta ka qëlluar shtetasin Fatri Mullaj 38-vjeç, i cili është roja i spitalit të Sarandës, dhe aktualisht ai është nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.