DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materiale në Prokuori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. L., 41 vjeç, banues në fshatin Brataj, pasi në këtë fshat, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (sëpatë), shtetasin F. G., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.