Kreu i PD, Sali Berisha ka kërkuar nga Kongresi i SHBA-së dhe FBI hetimin e rolit të kryeministrit Edi Rama në skemën e gjobvënies së ‘McGonigal’ ndaj biznesmenëve shqiptarë.
Berisha akuzoi Ramën se përmes kësaj skeme, kryeministri do ‘fuste në dorë dhe skllavërim të plotë biznesmenët me lista, përfshirë dhe Luzim Bashën’.
Sakaq theksoi se shqiptarët duhet të bashkohen dhe të shpëtojnë nga regjimi kriminal i Ramës.
“Firmosen vjedhje të pafundme buxheti, Kushtetuta shndërrohet në letër pa vlerë, është hajdut dhe kaq, U vendos taksë qytetarëve shqiptarë për arsimin, ti meriton çdo gjë. Por këtu shtet nuk ka, këtu duhet të ketë revolucion. Pse e bën këtë, sepse ndan paratë me Ramën. Ka tentativë për të zhdukur opozitën, që të sundojë me peqe lepe sa të dojë. George Soros ka luajtur rolin kryesor. Por do të ndalem një moment, çështja McGonigal është e thellë dhe ne do ua themi shqiptarëve, nuk përfshin vetëm McGonigal. Kush mori pjesë në skemën e gjobvënies, i bëj thirrje FBI të hetojë rolin e Ramës. Kjo ishte një skemë në të cilën Rama po fuste në dorë në skllavërim të plotë biznesmenët me lista, kësaj radhe të dorëzuara nga Lulzim Basha. Po të mos ishte skema McGonigal, s’do e kisha të drejtë ta bëjë këtë lidhje para jush, duhet të jesh naiv të mos e bësh këtë lidhje. I bëj thirrje Kongresit të SHBA, FBI dhe DASH se kjo ka qenë, Ju kujtohet kur flisnin për 150 të sanksionuar, çfarë ishte kjo. Kjo ishte bëhuni klientë të McGoniogal, ndryshe jeni të sanksionuar. Nuk është e lehtë kjo betejë. Ju bëj thirrje ju e çdo shqiptari, bashkohu me revolucionin, është një lëvizje së pari për fëmijët tanë, për veten tonë, është një lëvizje për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim kriminal, për tu ngritur kundër mafies shqiptare ndërkombëtare, njerëzit që guxojnë ata fitojnë, të ndershmit nuk dorëzohen kurrë”, tha ai.