Goditi me thikë babanë, arrestohet 47-vjeçari, pranga dhe një i ri për vjedhje

0

PATOS– Një 26-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë pasi vodhi një shumë parash brenda një dyqani në Patos. Mësohet se i arrestuari është Fabion Goxhaj, i cili është dënuar më parë për vjedhje. Ndërkohë një 47-vjeçar ka goditur me thikë babain e tij në Fier. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Levan ku 47-vjeçari, Sokol Vruzhaj, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, Deli Vruzhaj, 80 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin. Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç. Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Patos, Fier

Vodhi i maskuar një sasi parash në një biznes në Patos dhe u largua, por brenda një kohe të shkurtër, u identifikua dhe u vu në pranga nga Policia. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “29 Marsi”, Patos, një shtetas i maskuar kishte marrë një sasi parash në dyqanin e shtetasit K. S dhe ishte larguar, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar shërbimet e Stacionit të Policisë Patos bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin F. G., 26 vjeç, banues në Patos, (i dënuar me parë për vjedhje). Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu