Goditi me thikë dhe sende të forta një person, arrestohet 37-vjeçari në Kurbin

0

Kurbin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu