Goditi për vdekje me fadromë punonjësin që kishte bukën në dorë, arrestohet 32-vjeçari

0

Policia e Sarandës ka arrestuar shoferin i cili ditën e djeshme gjatë momentit që po drejtonte një fadromë, ka goditur për vdekje punëtorin 45-vjeçar.

32-vjeçari do të akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka goditur aksidentalisht shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili si pasojë ka humbur jetën”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas mediave, në momentin e aksidentit tragjik, 45-vjeçari kishte marrë ushqimin dhe po i drejtoheshe fabrikës së betonit, aty ku punonte. Dyshohet se fadroma ka lëvizur mbrapsht dhe e ka shtypur.