Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50. Mjet tip ‘Golf’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj.
Po ashtu shihet se mjeti drejtohej nga një grua, e cila ndodhet ende brenda tij. Mësohet se automjeti është dëmtuar shumë në pjesën e përparme të tij.
Aksidenti në fjalë, rrethanat e të cilit nuk dihen ende, ka shkaktuar bllokimin e trafikut në këtë aks, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhet policia.