Goli i kualifikimit të Tottenham anulohet nga VAR në minutën e 98′, Conte shpërthen, arbitri i tregon kartonin e kuq (Video)

0

 

ANGLI- Champions League vazhdon të jetë e hidhur për Antonio Conten, i cili pa t’i anulohej nga VAR goli i kualifikimit të mundshëm në raundin tjetër. Kane, autori i golit në sekondat e fundit të ndeshjes, u konsiderua i parregullt për pozicion jashtë loje.

Një vendim që fjalë për fjalë tërboi Antonio Conten, aq sa arbitri u detyrua të nxjerrë kartonin e kuq ndaj trajnerit italian. Tottenham kryeson me 8 pikë, po aq sa ka Sporting Lisbon, por ndeshja ndaj Marseille duhet fituar me patjetër për të mos hedhur në erë gjithë sezonin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu