Gomat ndotin Lagunën e Nartës, zona është kthyer në vend depozitimi mbetjesh

0

Në lagunën e Nartës, gjuetia nuk është i vetmi aktivitet i jashtëligjshëm.

Dhjetëra goma makinash kanë pushtuar brigjet e Lagunës këtë fundjave. Alarmin e dhanë vetë peshkatarët e zonës.

Sipas drejtores së Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Lorela Lazaj, fenomeni i shëmtuar  i ndotjes vijon  edhe pse  kjo përbën vepër penale e dënohet me ligj.

Punonjës të AZM janë angazhuar për pastrimin e gomave të hedhura nga persona të papërgjegjshëm.  Por fenomeni i ndotjes vijon prej  kohësh dhe nis që në pyllin e Sodës, ku banorë të  zonës tregojnë se gjatë natës hedhin lloj lloj mbetjesh që nga plastikat deri te gomat e makinave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu