SHKODËR– Klevis dhe Bekim Gurraj janë dy vëllezërit e arrestuar, si autorë të dyshuar për grabitjes e bankës së nivelit të dytë në Koplik. Për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar rreth 15 persona gjatë kontrolleve, ndërsa po punohet për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Grabitja me armë ndodhi mesditën e 9 majit, ku hajdutët arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja). Para këto të grabitura nga sportelet e bankës. Autorët hynë të maskuar në bankë, ku kanë marrë paratë dhe janë larguar ku në dalje të qytetit të Koplikut dogjën edhe mjetin tip ‘Golf’. Më pas ata grabitën nën kërcënimin e armës edhe një mjet tip ‘Benz’ të një qytetari të rastësishëm duke u arratisur, në një aksion si në filma.





