Grabiten shtëpitë në Gjergjan të Elbasanit, banorët të shqetësuar

0

Pre e grabitjes kanë rënë banesa ku pronarët ndodhen ne emigracion. Të shqetesuar banoret kerkojne patrullim në zonë pasi i druhen faktit se pre e fenomenit mund të bien edhe ata.

Më të frikësuar jane të moshuarit , pasi në pjesën më dërrmuese të rasteve ata jetojnë vetëm.

Grabitja e banesave ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes përgjatë një harku të shkurtër kohor. Dyshimet e banorëve janë se grabitësit jane nga zona, ndërsa pohojnë se edhe pse e kanë denoncuar fenomenin në polici nuk janë marrë masa.

Bastisjen e shtëpive e pranon edhe kryeplaku Hajdar Zyba i cili shton se për këtë është njoftuar edhe policia lokale.

Edhe pse bëhet fjalë për një zonë fushore jo shumë larg Elbasanit banorët kanë pasiguri per jetën. Ndonëse grabitja e banesave ka mëse një javë që është regjistruar nuk ka pasur asnjë reagim nga policia e Elbasanit. (Entela Duka/Infoweb Media)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu