Policia ka arrestuar dy persona në Vlorë pasi dyshohet se janë autorë të një vjedhje të ndodhur ndaj një personi. Policia dyshon se personi me inicialet F.Y dhe A.Q, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me dhunë një sasi parash ndaj një 32-vjeçari në fshatin Oshtimë. Këta dy persona kanë kryer kallëzim penal në polici, duke u shprehur se ka qënë ai i cili i ka grabitur bashkë me 4 të tjerë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Kallëzimi i rremë” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”, shtetasit F. Y., 38 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë. Gjithashtu, këta dy shtetas kanë bërë kallëzim penal të rremë dhe kanë kryer veprime për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se ishin vjedhur me dhunë nga katër persona të paidentifikuar, midis të cilëve edhe shtetasi E. H.