Grabiti 30 mijë euro në Astir, arrestohet 39-vjeçari në Lushnjë, pjesë e grupit të Laert Haxhiut! Bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, zbardhen 6 vrasje, firmosen 15 urdhër-arreste

0

Pas rreth katër muajsh, ka rënë në prangat e policisë Artan Tafani, autori i grabitjessë 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Burime bëjnë me dije se Tafani është arrestuar disa ditë më parë në Lushnjë, por kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve. Tafani dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë dhe madje të njëjtat burime konfirmojnë se ai është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Tafani ka qenë në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për arrestim në Lushnje. Këtë të mërkurë i është komunikuar masa e sigurisë në Tiranë dhe në vijim pritet t’i komunikohen brenda vendit edhe 2 masa të tjera.

Nga rrëfimet e Tafanit si i penduar i drejtësisë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Ndërkohë mësohet se janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate. Operacioni ka vijuar që prej mesditës së sotme dhe është shtrirë në disa qytete të vendit.Tafani ka rrëfyer këto ngjarje kriminale, ndërsa në mesin e personave që ka si autorë vrasjesh janë edhe emra të njohur të botës së krimit. Mes tyre mësohet se ka përmendur edhe emrin e Laert Haxhiut, i cili ndodhet i arrestuar në Greqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu