Grabitja e Rinasit Alkond Bengasi prish përfundimisht marrëveshjen me prokurorinë për “grupin e Elbasanit”

0

 

Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca përsa i përket grabitjes së bujshme të Rinasit, ku Alkond Bengasi ka prishur përfundimisht marrëveshjen me prokurorinë.

Gjatë seancës së sotme përpara gjykatës i pandehuri u pyet nga prokurorët nëse do i qëndronte marrëveshjes, por ai ka pohuar se nuk do i qëndronte asaj dhe do të jetë i pandehur si të akuzuarit e tjerë

Bengasi ishte i akuzuari që fillimisht bashkëpunoi me prokurorinë duke nxjerrë edhe emrat e bashkëpunëtoreve të tjerë në grabitje

Të akuzuar për këtë ngjarje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula , Saimir Cela dhe Elton Pikli. Bengasi ka pranuar më herët se ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen, por tashmë i ka tërhequr të gjitha deklaratat e tij.

Çfarë kishte deklaruar më herët Bengasi për ngjarjen

Sipas deklarimeve të mëhershme të 34 vjeçarit Bengasi, i cili është dhe i afërm i Klement Çalës, i gjithë plani i grabitjes u bë në një drekë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Në dosjen e Prokurorisë, e cila bazohet në dëshminë e Begasit, thuhet se pas arratisje nga Greqia, Klement Çala dhe Admir Murataj kishin hapur një restorant sëbashku në zonën e Liqenit të Thatë aty ku banonin të dy. Po ne dosje thuhet se Alkond Bengasi është marrë në pyetje për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan duke qenë se konsiderohej kontingjent kriminal.

Bashkë me të është pyetur dhe babai i Klement Çalës. Për këtë arsye ky i fundit e ka lajmëruar që të ketë kujdes se policia mund t’i ketë vendosur përgjues dhe se këto ditë do të dëgjonte një tronditje të madhe duke nënkuptuar grabitjen. Gjithashtu në dosje jepen detaje edhe për takimet që ai kishte patur me Admir Muratajn 6 ditë para grabitjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu