Policia e Lezhës ka zbardhur grabitjen e ndodhur në fshatin Gajush të Lezhës.
Ngjarja ndodhi në datën 28.04.2025. Të arrestuarit janë Keviljano Ndoj, Andi Sanco dhe Lorenc Lleshi.
Gjithashtu bëhet e ditur se është proceduar penalisht babai i një prej të arrestuarve për përkrahje të autorëve.
Nga ky operacion janë sekuestruar 5 telefona si edhe 2 automjete të përdorura.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.