Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 19 vite burg për Talo Celen, në lidhje me vjedhjen e 5.4 milion eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.
Seanca do të mbahet në 21 nëntor në orën 10:00. Pas shpalljes së datës së seancës avokati i Çelës kërkoi dosjen e tij për shqyrtim.
Më 9 prill 2019, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, një grabitje e armatosur tronditi Shqipërinë. Një grup personash të maskuar sulmuan punonjësit e aeroportit nën kërcënimin e armëve, duke vjedhur një sasi të konsiderueshme parash që po ngarkoheshin në një avion. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, një nga autorët kryesorë, Admir Murataj, u vra.
Pas një viti hetimesh, policia arrestoi vëllezërit Klement dhe Eldi Çala më 19 mars 2020. Për kapjen e Klement Çalës, u shpall një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion që do të ndihmonte në gjetjen e tij. Autoritetet sekuestruan gjithashtu pasuri të konsiderueshme të dy vëllezërve, përfshirë apartamente dhe toka.
Tani, pas pesë muajsh në burgun 41 Bissi, prokuroria ka dërguar dy vëllezërit në gjykatë për akuzat e futjes së sendeve të ndaluara, përfshirë telefona celularë.