Grabitje në një karburant, ja shuma që u mor

0

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti.

Grabitësit ishin të pajisur me shkop bejsbolli, ndërsa kanë kërcënuar rojen e karburantit. Grabitësit kanë arritur të largohen me një shumë rreth 1 milion lekë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu