Gramsh/ Tentoi ti vjedhë me dhunë çantën në autobuz duke e kërcënuar me thikë, arrestohet 56-vjeçari

0

Njoftimi i policise:

Gramsh

Tentoi t’i vidhte çantën një shtetaseje, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, arrestohet në flagrancë nga Policia 56-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 56 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, i cili ishte pasagjer në autobuzin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë arrestim në flagrancë të autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu