‘Greenpass’ për hyrjen në lokale! Kreu i shoqatës: Kundër! Jemi në krizë dhe borxhe

0

TIRANË– Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj thotë se ‘Green pass’ do t’i penalizojë bizneset njëjtë sikur ka bërë pandemia këto dy vitet e fundit. Në një lidhje direkte me ‘Reporttv’ ai tha se situata është dramatike në vend dhe nuk dihet se ku mund të shkojë nesë do të kërkohet një çertifikatë vaksinimi.

‘Jemi kundër pasi prek në mënyrë direkte të dhënat e çdo klienti. Kjo nuk është as ligjore, pasi nuk mund tu kërkojmë të dhëna sensitive klientëve tanë. Bizneset tona janë të vetmit që punojnë nën masa kufizuese. Presim të ketë një njoftim pasi në Shqipëri kjo masë nuk do të zbatohet. Kjo i bie që të kemi një person që të na ruajë sigurinë për njerëzit që do të hyjnë ose jo në lokal. Pres një mirëkuptim nga të gjithë faktorë. Situata është drastike, dihet se ku do të shkojnë nëse dikush i kërkon një certifikatë vaksinimi. Ne mbartëm gjithë krizën financiare nga 2020. Parashikimet janë që në mars do të kemi këtë lloj krizë. Krizë pas krize këto lloj biznesesh janë futur në një rreth ciklik borxhesh.’- tha Jahaj për ‘Reporttv’.

Deklarata e Jahaj vjen pas bërjes së ditur të ministres Ogerta Manastirliut në Kuvend, se qytetarët shqiptarë do të duhet të jenë të pajisur me ‘Greenpass’ nëse duan të futen në lokale dhe në shërbimet publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu