Grekët braktisin Athinën. Arratisja e madhe pak orë para mbylljes

0

Këto pamje vijnë sot nga Athina. Trafiku në rrugët nacionale është rritur ndjeshëm sot pasi shumë athinas po largohen nga kryeqyteti për në fshatrat e tyre, pak para bllokimit për shkak të koronavirusit, që nis nesër në 06.00 të mëngjesit, deri më 30 nëntor.

Mediat greke raportojnë se nga ora 6.00 deri në orën 15.00 këtë mëngjes kishin kaluar nga Elefsina dhe Afidnon 35 800 makina (5.388 -Korinthou nga Athina dhe 7,160 të tjera nga Athina – Lamia) ndërsa dje, e u larguan nga të dy segmentet kombëtare 47,600. Rritja e trafikut në daljet e qytetit arrin 50%.

Policia Rrugore e Atikës po pret një rritje të madhe sot, kështu që është në gatishmëri për të lehtësuar trafikun dhe parandaluar aksidentet rrugore. Në fakt, oficerët e policisë rrugore flasin për një dalje që korrespondon me atë të Krishtlindjes.

Që nga mesdita e djeshme, pas njoftimeve të kryeministrit Mitsotakis, ka pasur radhë të mëdha në të gjitha llojet e dyqaneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu