I dërguari special i ShBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit tha të enjten për median lokale Istog se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë më të forta se kurrë më parë.
“Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu. Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Haëk” pas blerjes së sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji. Kanihere ka kritika e vërejtje, por duhet me ec përpara”, ka thënë Kurti një ditë më parë.
Ndërkohë, diplomati amerikan ka postuar në “X” deklaratën e Kurtit bashkëngjitur me një fotografi, duke iu përgjigjur se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.
Grenell nuk i ndahet Kurtit në PRAG të zgjedhjeve në Kosovë:
Lidhur me këtë, Grantell thekson se Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, nga Biden, NATO, Blinke, etj.
“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.”, shkruan Grenell.