Greqi/ Burri rreh brutalisht gruan, 29-vjeçarja humb jetën

0

Një 29-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën, pasi u rrah brutalisht nga burri i saj. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi në Aleksandropolis.

29-vjeçarja u dërgua pesë ditë më parë në spital nga burri i saj, i cili tha se kishte rënë nga shkallët. Nëna e tre fëmijëve iu nënshtrua tre operacioneve të rënda, por fakti që rezultoi pozitive me koronavirus e rëndoi situatën e saj shëndetësore dhe humbi jetën mbrëmjen e të enjtes.

Autoritetet e Aleksandropolis kanë filluar një hetim dhe të hënën do të bëhet autopsia për shkaqet e vdekjes së 29-vjeçares si dhe për lëndimet e rënda në trupin e saj. Ajo që vihet re është se, pas njoftimit për vdekjen e saj, bashkëshorti është zhdukur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu