Greqi, gjendet pa jetë shqiptari/ Banorët: Bënte disa punë për të mbijetuar

0

Një 57-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në Amaliada të Greqisë.

Sipas mediave greke, shqiptari ka shkuar pasditen e djeshme në një fushë në zonë, ka vendosur një litar në një pemë dhe është vetëvarur.

Ka qenë shoku i tij, i cili po kërkonte 57-vjeçarin dhe nuk e gjente dot.

Më në fund pas disa orësh ai doli ballë për ballë me pamjen makabre teksa shkoi në vendin e ngjarjes.

Komuniteti lokal u shpreh se 57-vjeçari ishte shumë punëtor dhe bënte shumë punë për të mbijetuar.

Rasti është marrë në ndjekje nga policia për zbardhjen e shkaqeve që e çuan 57-vjeçarin shqiptar drejt vetëvrasjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu