Greqi/ Regjistrohen mbi 6 mijë raste të reja me Covid-19, rritet numri i viktimave në 24 orë

0

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi janë 6201.Numri i përgjithshëm i rasteve është 957552.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 694. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 549 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 145 janë plotësisht të vaksinuar.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 97,ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 18.427 vdekje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu