Greqi, shqiptari goditet me thikë në një festival

0

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marathia të Fokidës në Greqi.

Një person goditi me thikë një shqiptar pasi dyshohet se i ngacmonte vajzën e tij.

Gjithçka ka ndodhur në fshatin bregdetar Marathias në Fokida, pak jashtë Nafpaktos, ku u mbajt një festival mbrëmjen e së enjtes.

Pas sherrit të përgjakshëm, i riu është transferuar në Qendrën Shëndetësore Nafpaktos dhe për shkak të seriozitetit të situatës është transferuar në Patra.

Autori u arrestua nga efektivë të Evpalios dhe po mbahet në paraburgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu