Greqia ashpërson masat edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Nëse do të kalosh…

0

Pas bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës, autoritetet greke kanë ashpërsuar sërish masat, ndërsa pritet të shtrëngojë rregullat e verifikimit edhe në pikën kufitare të Kakavijës.

Mësohet se që nga mëngjesi i sotëm, të gjithë personat që kalojnë në këtë pikë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, përgjigjja e të cilit duhet të merret menjëherë.

Ndërkohë pas vendimit, pala greke ka kërkuar mirëkuptimin e kalimtarëve që përdorin këtë pikë, pasi sipas saj është e vetmja mënyrë që të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pika e Kakavijës, në kushtet të cilat janë krijuar prej përhapjes masive të Covid-19 në shtetin fqinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu