Greqia goditet nga një tërmet me magnitudë 4,1 ballë

0

Një tërmet me madhësi 4.1 të shkallës rihter tronditi rajonin e Nafpaktos mëngjesin e kësaj të mërkure.

Mediat greke bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Lëkundja kishte një thellësi fokale prej 16.6 km, ndërsa epiqendra ishte vendosur 7 km në jugperëndim të Nafpaktos.

Lëkundjet u ndien në zonat e Akaisë dhe Etoloakarnanisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu