Qëllohet me armë ndaj lokalit të vëllezërve Pjetri. Dy prej tyre punonjës të policisë

0

Këta janë vëllezërit Pjetri, të cilët menaxhojnë lokalin në drejtim të cilit u shti me armë zjarri në Shkodër. Albert Pjetri është efektiv i Shqiponjave, Nikolla është efektiv i patrullës kurse Vlashi ka qenë administrator i Njësisë Administrative Rrethina.

Në momentin që ka pasur të shtëna, lokali ka qenë i mbyllur. Vëllezërit Pjetri, kanë edhe shtëpinë afër me biznesin. Nuk dihet ende se përse në drejtim të këtij lokali kanë shtënë me armë zjarri, por ekziston mundësia që shkak të jetë puna që vëllezërit Pjetri bëjnë.

Në zonë, një numër i madh policësh bënë krehjen. Po shihet po ashtu mundësia e marrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë.

Në vendin e ngjarjes ka edhe mungesë të ndriçimit publik. Kjo e bën të vështirë identifikimin e autorëve. Në opinionin e shkodranëve, vëllezërit njihen si njerëz të qetë e të punës dhe jo njerëz me konflikte.

Brenda pak ditësh janë regjistruar disa ngjarje që në fokus kanë pasur efektivë të policisë, rasti i Xhulio Prelës, Nevaldo Hajdarajt që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Hajdaraj, si dhe rasti i efektivit të FNSH-së Rolald Bicerri që u vra aksidentalisht nga i biri 7-vjeçar teksa luante bilardo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu