Greqia në alarm, flakët e zjarrit mbërrijnë në Korfuz

0

Greqia ndodhet nën alarm pasi zjarre me përmasa të mëdha kanë përfshirë vendin.

Pas ishullit të Rodosit, i cili tashmë është shkretuar, flakët duket se mbërritën edhe në Korfuz.

Burime ekskluzive për Infoweb Media dërguan foto dhe video që tregojnë se një nga ishujt më të mëdhenj dhe më të populluar me turistë në Greqi, Korfuzi, është përfshirë nga flakë gjigante.

Flakët duken deri në brigjet shqiptare.

Sipas informacioneve më të fundit, zjarri në Korfuz ka përfshirë edhe banesa, resorte turistike dhe objekte të ndryshme.

Qindra qytetarë dhe turistë janë evakuar nga shtëpitë ndërkohë që po punohet për fikjen e flakëve. Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu