Greqia sërish në flakë, raportohet për një viktimë në afërsi të Athinës

0

Greqia është përfshirë sërish nga flakët këtë të hënë.

Mediat greke raportojnë se është gjetur i pajetë një bari në një zonë pyjore në Vioti, në afërsi të Athinës.

Sipas mediave greke, bariu u përpoq të shpëtonte kafshët e tij nga zjarri, por i ka rënë të fikët nga tymrat.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i bashkisë, i cili shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimës.

Gjatë gjithë verës Greqia është përfshirë nga flakët, ku janë regjistruar dëme materiale dhe njerëzore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu