Greqia shtyn deri me datën 7 qershor masat kufizuese me Shqipërinë

0

Greqia ka vendosur që të shtyjë sërish masat anti-COVID me Shqipërinë.

Ambasada greke në Tiranë njoftoi se masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në drejtim të Greqisë do të mbeten të pandryshuara deri më 7 qershor 2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Greqia dhe hyrja në Shqipëri është e hapur për të gjithë mjetet dhe udhëtaret ndërsa dalja nga Shqipëria dhe hyrja në Greqi lejohet vetëm për punëtoret sezonale nga ora 8-16.

“Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi mbeten në fuqi deri në datën 7 qershor 2021”, shkruan Ambasada.

Megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ministria e Jashtme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu