Gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon VIDEOT duke bërë paradë në zyrë: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara

0

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, magjistratja që shfaqet në rrjetin social Tik Tok duke bërë paradë në zyrë, me lëvizje s*ksi dhe gjithë forma, mohon të jetë ajo. Një çudi në fakt, pasi ajo thotë se videot janë të inskenuara, ndërkohë që shfaqet vet me zë dhe figurë.

“Nuk kam asnjë rrjet social. Nuk kam pasur asnjëherë”, ka thënë gjyqtarja e Elbasanit, për të cilën sot është mbledhur dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor për të.

Newsbomb.al publikoi më herët gjatë ditës së sotme lajmin për jetën luksoze të Kryetares së Gjykatës së Elbasanit, e cila zyrat dhe koridoret e organit të lartë të drejtësisë i kishte kthyer në paradë për sfilata mode, me fustane dhe veshje Gucci e Prada.

Por e kontaktuar nga InfowebTv pas vendimit të ILD-së, Enkeleda Kapedani është shprehur se videot janë të inskenuara qëllimisht për të përbaltur figurën e saj.

Videot e shpërndara prej saj janë bërë virale, për mënyrën luksoze të jetesës. Me veshje ekstravagante, firma të shtrenjta si Gucci e Prada, makinë BMW, kryegjyqtarja e Elbasanit ka arritur të marrë më shumë vëmendje se modelet dhe vajzat e shoëbizit shqiptar.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu