KAKAVIJË- Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se të hënën, më 27 tetor 2025, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet. Ky bllokim vjen për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Bëhet me dije se ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare). Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Gjithashu, Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.





