Greva e kontrollorëve, mbyllen hetimet për tre punonjësit, çohen në gjyq

0

TIRANË– Tre kontrollorët e trafikut ajror në Rinas të arrestuar pas grevës disa ditorë të zhvilluar disa muaj më pare, do të përgjigjen para gjykatës për akuzën “pengimit të qarkullimit te mjeteve ajrore”.Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre  ish punonjësit e Kontrollit të Trafikut Ajror në Rinas Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini që do të gjykohen për akuzën e “pengimit të  qarkullimit të mjeteve ajrore” për të cilën rrezikojnë deri në tre vite burg.

Çështja u hetua nga prokurorja Marjeta Zaimi, e cila ka dërguar dosjen në gjykatë për seancë paraprake.

Tre kontrollorët u vunë në pranga që në muajin prill të këtij viti pas një greve disa ditore pasi shpallën ‘paaftësi’ për punë për shkak të stresit të krijuar dhe përgjysmimi i pagave të tyre. ata nuk kanë pranuar se kanë organizuar grevë duke i qëndruar pretendimit se në kushte stresi nuk punonin dot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu