Grida Duma në familjen në nevojë në Golem. Shumë shpejt do të vijë shteti jot.

0

Banesën ia dëmtoi tërmeti, Grida Duma në familjen në nevojë në Golem: Shumë shpejt do të vijë shteti jot.

Kandidatja e PD për Kavajën, Grida Duma ka vizituar një familje në nevojë që banesën ia dëmtoi tërmeti i 2019.

Familjarët i kanë shpjeguar Dumës se banesa është regjistruar si dyqan nga institucionet, ndërkohë që jetojnë 7 persona aty.

Po ashtu zonjës së familjes i kanë kërkuar 80 mijë lekë të reja ryshfet, përndryshe në të kundërt do të vijojë të shlyejë detyrimet si një fatyrë e fryrë dritash.

Znj.Duma e siguroi se pas 25 prillit zonja e familjes bashkë me anëtarët do të shohin një shtet dhe pushtet që do e ndjejë të tijin.

NJOFTIMI NGA PD

Familja me 7 persona ne mes te padrejtesive dhe borxheve

Pas demtimeve te renda qe la pas termeti, pamundesive ekstreme ekonomike, kesaj familjeje I duhet te paguaje jo pergjegjshmerine e institucioneve.

E pafat , pasi zonjes I duhet te paguaje cdo muaj nje fature te fryre dritash.

Banesa prej 30 metra , prej 6 vitesh, eshte regjistruar pa te drejte si dyqan, ne nje kohe kur jeton nje familje.

Nuk ka gjetur zgjidhje ne asnje institucion.

Me qindra here , kane kerkuar te drejten e tyre, por pergjigja qe kane marre eshte dyer te mbyllura.

Me 7 te papune, per te fituar te drejten e saj , zonjes se familjes I kane kerkuar ryshfet prej 80.000 lekesh te reja, ne te kundert, do vazhdoje te shlyeje nje detyrim qe nuk I takon.

Termeti I demtoi rende muret e baneses, shtepia I permbytet cdo vit, e megjithate askush nuk I ka ofruar asnje ndihme.

Te gjendur para fatkeqesise , kjo familje duhet te shlyeje nje borxh prej 250.000 te reja per tre vitet e ardhshme.

Moment I trishte per te gjithe Shqiptaret qe jane lene haptazi ne harrese, qe neperkemben cdo dite nga institucionet gjakpirese te ketij regjimi te ashper.

Padrejtesi dhe vetem padrejtesi!

Shume shpejt do vije ai shtet dhe ai pushtet qe do jete per te gjithe qytetaret e ketij vendi!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu