Ballina AKTUALITET Grida Duma publikon videon: Shqiptarët jetojnë në ferrin e makutërisë së një...

Grida Duma publikon videon: Shqiptarët jetojnë në ferrin e makutërisë së një pakice që pastrojnë paratë në parajsat fiskale

0

Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e ka konsideruar krizë korrupsioni e shkaktuar nga një regjim që merr borxh situatën aktuale të energjisë. Duke postuar një video të kryeministrit Edi Rama në Facebook teksa thotë që do të ulim cmimiet dhe do të rrisim mirëqënien dhe pronarë të bizneseve të vogla të cilët tregojnë listat me miliona lekë të qytetarëve për ushqime.

Sipas Dumës, e vërteta është se shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre.

“Nuk është krizë energjitike, është krizë e korrupsionit e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë, e koncesioneve dhe e PPP-vë që pastrojnë paratë në parajsat fiskale. Ndërkohë, shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre. Kjo është e vërteta”- shkruan ajo në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu