Një grua shqiptare është shoqëruar nga policia pasi ka goditur me thikë kuzhine të dashurin e saj pas një grindjeje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Bolonja, dje në mbrëmje.
Burri, italian 47-vjeçar, arriti të dilte në rrugë e të kërkonte ndihmën e policisë. Policët e mbërritur në vendngjarje hynë në apartament dhe aty gjetën gruan, 40 vjeç, të ulur pranë tavolinës në kuzhinë, ende e tronditur.
Aty ishte edhe thika e kuzhinës, ende e përgjakur.
Gruaja pohoi se ishte grindur me shokun e saj për motive të dobëta deri sa arriti ta godiste disa herë me thikë.
47-vjeçari u shoqërua në urgjencë për të kuruar plagët, që ishin sipërfaqësore, ndërsa shqiptarja u denoncua për plagosje.