Gruaja dhe burri rrihen me njëri tjetrin, përfundojnë të dy në spital

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një burrë dhe grua kanë bërë sherr me njëri tjetrin dhe për pasojë kanë marrë dëmtime.

Raportohet se atyre u është dashur trajtim mjekësor për shkak të sherrit që kishin. Pas këtij incidenti ata janë thirrur në prokurori, për të sqaruar ngjarjen.

“Prishtinë 31.12.2021 – 11:00. Pas një mosmarrëveshje në familje janë rrahur mes veti dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovar-e (bashkëshort). Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./ express

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu