GRUAJA E ARTIT TË LIRË

0

Nga Gerta Bandilli

Kur duhet të flas për gruan, gjithmonë kam dy parime që nuk dua t’i shkel për asnjë arsye; së pari të them gjithmonë të vërtetën, pa superlative dhe as me modesti dhe së dyti të mos vë në dukje që kjo gjë vlerësohet edhe pse është grua. Jo, çdo individ qoftë grua apo burrë duhet të vlerësohet për atë që është dhe bën. Vetë puna ime më ka lidhur me shumë njerëz, më ka lidhur edhe me një zonjë, për të cilën flet çdo moment i krijimtarisë së saj në zhvillimin e vlerave të shoqërisë sonë, që për hir të së vërtetës është ende larg asaj që duhet të jetë, më ka lidhur pra me Bardha Alimetën. Ndihem mjaft mirë dhe komode të flas për Bardhën, sepse kam ç’të them dhe për se të flas për gruan artiste, gruan e karierës dhe sfiduese. Për Bardhën flet vetë arti i saj, i bukur, modern dhe abstract, që ndikon në zhvillimin e shoqërisë dhe arrin gjithmonë qëllimin për të cilin është shkruar apo hedhur në telajo. Qëllimi I artit është e bukura, por po nuk e pate në shpirt, nuk ke se çfarëtë transmetosh tek artdashëzit apo njerëzit që e duan poezinë. Dhe Bardha e ka këtë shpirt të bukur, ajo ka treguar përmes veprës së saj se sa e do dhe e vlerëson artistiken dhe elementin artistik që përçon art.

Ajo është fine në krijimtarinë e saj, përdor ngjyrat për të realizuar pikturat, por edhe fjalët për të na përcjellë ndjesitë e bijës, të gruas, të motrës, të nënës me dashuri dhe ëmbëlsi artistike.

Suksesi i Bardhës na tregon se çfarë ndodh nëse njeriu ndjek pasionin, se si besimi që kemi brenda vetes na ndihmon të prekim atë që dëshirojmë dhe se si guximi në vendin dhe në kokën e duhur na çon larg, na çon në atë rrugë ku vështirësitë janë të mëdha po këmbëngulja për t’I kapërcyer është më e madhe se ato. Po të gjitha këto nuk do të vlenin pa talentin dhe punën. Bardha e ka dëshmuar tashmë që i jep jetë çdo shkëndije që ka brenda vetes me punë dhe përkushtim. Talentit të shoqëruar me punën ajo I vë përkrah edhe dijen, për të plotësuar kështu trekëndëshin që I duhet nja artisti të ketë në jetën e vet artistike.

Ama, njeriu para se të jetë piktor, balerin, mjek, mësues, murator, poet, etj, para së gjithash duhet të jetë njerëzor, apo siç thoshte Niçja, “njerëzor, tepër njerëzor” , apo Agolli kur thoshte se “Asgjë nuk vlen pot ë mos jesh njeri”. Njerëzorja tek Bardha është ajo që bie më shumë në sy. Tek kjo grua që unë e kam njohur në një aktivitet për librin (po ku mund të takohen dy njerëz që e duan fort librin), njerëzorja buron nga shpirti, dëshira për të mbështetur të dobëtin, dahsuria për të qenë pranë fëmijëve, detyrimi që I vë vetes si qytetare në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut sidomos të grave, në zërin e ngritur ndaj çdo padrejtësie. Dhe njerëzorja tek ajo bëhet më e plotë kur e sheh që virtytetë tilla si mirënjohja, guximi, këmbëngulja, përkushtimi, etj, burojnë nga krejt qenia e saj.

Kur sheh Bardhën nuk ka se sit ë mos shohësh sukses edhe në familjen e saj dhe kjo e bën atë të plotë dhe tregon se sa me përkushtim kujdeset ajo për të.

Tek lexon poezinë e Bardhës gjen të gjitha fenomenet e të përditshmes, gjen shpirtin e tretur në vargje, gjen dashurinë që I lidh të gjitha poezitë me njëra- tejtrën dhe I bën një të vetme, sepse vetëm shpirtra fisnikë si I Bardhë sshohin dashurinë dhe besimin edhe në dhimbjet më të thella, apo në hallet dhe vështirësitë e njerëzve. Nëse jeton më dashuri, nuk mund të humbasësh kurrë, nëse rikrijohen botë kjo vjen nga dashuria, sepse vetëm dahsuria për njerëzit nuk të lë të vësh një maskë e të shfaqet jo i vërtetë, na mëson Bardha në poezinë e saj. Jeta është kalimtare thotë poetja kur ju drejtohet njerëzve që duhet të kapërcejnë zilinë që kanë Brenda vetes. Ne jëmi vizitorë të rastësishëm të jetës. Jemi kaq pak në lidhej me kohën që kalon, jemi një pikë e vetme në lidhej me këtë hapësirë të madhe, prandja duhet t’ju qëndrojmë larg urrejtjes, zilisë dhe hipokrizisë. Aq mesash të fortë kanë poezitë e Alimetës sa çdokush e kupton që zilinë duhet ta zëvendësëijë me dashmirasinë dhe mbashtetjen, urrejtjen me dashuri dhe besim dhe hipokrizinë me të vërtetën dhe mirënjohjen.

Mund të flas shumë për Bardhën, por mbi të gjitha doja të mbetesha tek lufta e saj për mendimin dhe fjalën e lirë që unë e mbështes kaq fort e që bëhem pjesë e një kauze ku fjala dhe mendimi i lirë duhen respektuar gjithmonë. Përtej kësaj duhet bërë kujdes në përdorimin e tyre, sepse e para ishte fjala, por fjala pa lirinë nuk e merr kurrë vlerën e duhur. Duket sikur gjitha Kauza që përfaqësojnë shpirtrat si Bardha është liria e individit dhe mirqënia e shoqërisë. Bëhem pjesë e kësaj kauze jo sepse mbashtet një grua. Por sepse u takon njerëzve që shkruajnë, njerëzve që bëjnë art, njerëzve që dinë të ndikojnë me punën e vprën e tyre, të zgjedhin e të ofrojnë modelet më të mira. Modelet më të mira na I ofron puna dhe përkushtimi njerëzor, siç bën dhe Bardha ALimeta, një model që do të donte çdo njeri ta ndiqte e që çdo njeri do të donte ta kishte njohur qoftë edhe për pak në jetën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu