Gruaja e Will Smith reagon për herë të parë pas incidentit në “Oscars 2022”

0

Gruaja e aktorit të njohur Will Smith, Jada Pinkett Smith ka reaguar sot për herë të parë pas incidentit që ndodhi në “Oscars 2022”.

Ajo ka postuar një thënie në llogarinë e saj të “Instagram”-it ku shkruhej:

“Ky është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për këtë gjë.“ Mesazhi i Jada vjen pas deklaratës së Will në të cilën ai i tha publikut:

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’ mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht,” shpjegoi ai.

Aktori 53-vjeçar gjithashtu i kërkoi falje edhe Chris, diçka që ai nuk e bëri kur iu drejtua audiencës në “Academy Awards” pasi fitoi “Oscar”-in si “Aktori më i mirë”.

“Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris”, ka shkruar ai. “Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

Ai gjithashtu përfshiu në deklaratën e tij edhe një kërkim-falje për “Akademinë, producentët e shfaqjes, të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që shikojnë anembanë botës, familjes së yjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams dhe atyre që janë përfshirë në filmin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu